Rooney paralajmëron United: Ronaldo, Messi dhe Bale nuk janë zgjidhja
Wayne Rooney është shprehur në favor të strategjisë së Ole Gunnar Solskjaer në merkato dhe ka paralajmëruar Manchester United që të mos blejë lojtarë 100 milionë eurosh këtë verë.
“Gjëja e parë që duhet të bëjë Ole, është të ndërtojë skuadrën dhe unë mendoj se blerja e futbollistëve që kushton 100 milionë euro do të ndihmojë lojtarët që janë aty”, ka thënë golashënuesi më i mirë i historisë së United për “BBC”.
“Është më mirë që ai të shpenzojë 30 ose 40 milionë për lojtarë që kanë potencial dhe të ndërtojë ekipin rreth atyre pse ose gjashtë futbollistëve. Mund të marrësh Ronaldo-n, Messi-n, Ramos-in ose Bale-in, por do të kushtojnë 400 milionë euro për dy vite në nivele të larta”.
Rooney u ka bërë thirrje tifozëve që të tregojnë durim me Solskjaer. “Klubi duhet të rindërtohet me lojtarë të rinj, por këta duhet të jenë të mirë. Besoj se tifozët do ta kuptojnë se skuadra nuk do të mund të luftojë për titullin sezonin e ardhshëm”.
“Mendoj se duhet t’i japim kohë Ole-s që të ndërtojë një skuadër, që do të luftojë për titullin në kampionat dhe për Champions League në dy ose tre vitet e ardhshëm”.
“Detyra e skuadrave, si United, Chelsea, Arsenl dhe Tottenham, ndoshta edhe Everton, është që të punojnë për të arritur në nivelin e Liverpoll dhe Manchester City në dy vitet e ardhshëm”, ka thënë Rooney.