Ronaldo: Nuk dua t’ia di për Champions, kjo është dita më e lumtur e jetës sime (Video)
Ishte nata e 10 korrikut 2016 dhe Portugalia sapo ishte shpallur kampione Europe për të parën herë në Histori. Në dhomat e zhveshjes, fjalimin e mbajti kapiteni Cristiano Ronaldo, i cili i emocionuar dhe i prekur tronditi të gjithë…
“Do të doja ta falënderoj këtë njeri këtu (për trajnerin). Pikë së pari, pa të, asnjëri prej nesh nuk do të ishim këtu. Së dyti, të gjithë lojtarët, të gjithë stan, të gjithë që dhanë kontributin e tyre. Askush nuk besoi te Portugalia, por e vërteta është se arritëm qëllimin. Të gjithë ne. Ne e arritëm”.
“Jam shumë i lumtur, kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Harrojini trofetë individuale, Champions, ky moment këtu është më i lumturi i jetës sime. Kam qarë tri apo katër herë deri më tani. Vëllai im më tha të qetësohem dhe unë i thashë: “Hugo, nuk mundem”. Është e vërtetë, prej thellësisë së zemrës sime, betohem me jetën e djalit tim, jam jashtëzakonisht i lumtur”.
“Mund ta përsëris këtë 100 herë, jam shumë i lumtur. Ky është trofeu që më mungonte. Faleminderit të gjithëve, lojtarëve, stat dhe ty përsëri trajner. E gjithë besimi që e kishe sinqerisht më ka prekur. Ne e merituam këtë. Jemi tani në histori të Portugalisë. Jemi ekipi i parë që e arrin këtë”. /FaktePlus