Ronaldo mund të largohet nga Juventusi, ka në dispozicion dy oferta joshëse
E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
35-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2022 momentalisht.
Por, “Don Balon” raporton se ai mund të largohet nga Juventusi në verën e ardhshme.
Sipas mediumit në fjalë, Ronaldo ka dy oferta në dispozicion – një nga Paris Saint-Germain dhe një nga Kina.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në afatin kalimtar veror.