Ronaldo: E kam merituar Topin e Artë, numrat nuk gënjejnë
Këtë muaj, Luka Modriç e fitoi Topin e Artë, por Cristiano Ronaldo mendon se duhet ta kishte fituar ai për herë të gjashtë.
Kroati ka përfunduar ciklin e dominimit prej dhjetë vjetësh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos këtë muaj kur ai mori çmimin pasi fitoi titullin e tretë të Ligës së Kampionëve me Madridin dhe ndihmoi Kroacinë të arrinte në finalen e Kupës së Botës.
Megjithatë sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ende mendon se pasi edhe ai ishte pjesë e ekipit madrilen gjatë fitimit të Ligës së Kampionëve rasti për ta fituar Topin e Artë ka qenë i merituar.
”Unë mendoj se e meritoj topin e artë çdo vit, unë punoj për këtë, por nëse nuk fitoj nuk është fundi i botës” është shprehur portugezi.
Ronaldo është renditur i dyti në garën për Topin e Artë.