Ronaldinho në telashe me drejtësinë braziliane
Një gjykatë në Brazil ka marrë vendimin për t’ia konfiskuar (bllokuar) pasaportën fituesit të Kupës së Botës, Ronaldinho, dhe vëllait të tij, Assis Moreira.
Ish-ylli i Barcelonës nuk lejohet të udhëtojë jashtë vendit për shkak të një padie të vazhdueshme mbi krimet e dyshuara mjedisore, të bëra prej tij. Sidoqoftë, Ronaldinho mund ta apelojë vendimin.
Pasaporta e tij u konfiskua edhe në nëntor, për shkak të dëmeve të papaguara prej 2.1 milionë dollarë, në këtë rast.
Padia ka të bëjë me ndërtimin e paligjshëm të një platforme peshkimi mbi brigjet e lumit Guaiba, në qytetin e tij të lindjes, Porto Alegre, në vitin 2015. Ronaldinho nuk kishte licencë mjedisore për të ndërtuar në atë rajon. /FaktePlus