Romeo reagon për herë të parë për situatën mes Donaldit dhe Beatrix
Romeo Veshaj ka reaguar për herë të parë për situatën që po i ndodhë vëllait të tij, Donaldit në shtëpinë e Big Brother.
Në mes të një trinomi dashurie dhe pëlqimit që ka shprehur haptazi për Beatrix, Romeo ka një mesazh për vëllanë e tij.
“Mos ki frikë të thuash të dua”, shkruan Romeo bashkangjitur videos ku publikon momentin në të cilin Donaldi tregon se e pëlqen më të vërtetë Beatriksin.
Pas futjes së Donaldit në shtëpi, llogaria e Donaldit në Instagram menaxhohet nga vëllai i tij binjak Romeo, i cili poston foto dhe video nga qëndrimi i tij brenda.
Postimi në fjalë është bërë në Instagramin e Donaldit.