Roma ka gati ofertën për Dzeko – synohet rinovimi i kontratës
Roma janë gati t’i bëjnë ofertën Edin Dzekos, për rinovimin e kontratës.
Skuadra nga ‘Stadio Olimpico’ synon ta ketë sulmuesin boshnjak në radhët e veta së paku deri në vitin 2023.
Ish lojtari i Manchester City ka një kontratë me Romën e cila vlen 7.5 milionë euro në vit, deri në vitin 2022.
‘Giallorossi’ duan të shtojnë edhe një vit më shumë në kontratën e Dzeko.
Marrëveshja e re do të përfshinte bonuse më të larta sesa aktualet, për kapitenin e Romës.
Dzeko do të synojë sonte golin e parë me Romën këtë edicion, në ndeshjen kundër Benevento.