Roma e fortë për Fiorentinën, Amir Rrahmani vetëm “tifoz” në humbjen e Napolit
Roma ka rrëmbyer tri pikë të arta në shtëpi, duke e mposhtur 2-0 Fiorentinën. Në xhiron e gjashtë në Serie A, është befasuar Napoli, që u mposhtë 0-2 në shtëpi nga Sassuolo.
Dy gola, tri pikë – Roma ka vazhduar me formën e mirë.
Të besuarit e Paulo Fonsecas janë treguar të fortë për Fiorentinën në “Olimpico”, duke triumfuar 2-0.
Pas 12 minutave lojë në “Olimpico””, Leonardo Spinazzola ishte ai që shënoi për t’i kaluar në epërsi vendasit.
Derisa në minutën e 70’, Pedro Rodriguez ka shënuar për ta dërguar rezultatin në 2-0, që doli të jetë përfundimtar i takimit.
Marash Kumbulla e nisi nga stoli këtë takim, derisa u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 90’.
Në xhiron e gjashtë në Serie A, është befasuar Napoli.
Skuadra e Gennaro Gatussos është mposhtur 0-2 në shtëpi nga Sassuolo.
As në këtë ndeshje nuk pati minuta për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, që po vuan në këtë fillim sezoni te Napoli.