Roma do ta humbet Smallingun
Sipas raporteve të fundit në Itali, Roma nuk do të mund ta transferojë apo ta shtyejë më shumë huazimin e Chris Smalling nga Manchester United
Interi raportohet po ashtu se janë në të njëjtën pozitë me Alexis Sanchez, të cilit po ashtu ishte i huazuar deri më 30 qershor.
Këto marrëveshje janë zgjatur për shkak të shtyrjes se sezonit në Serie A shkaku i krizës së COVID-19, por Manchester United ka refuzuar që t’i lejojë lojtarët e vet që të luajnë në Europa Ligë dhe ndeshjet e 1/8 së finales.
Interi do të përballet me Getafen kurse Roma kundër Sevillas, por Smalling dhe Sanchez nuk do të lejohen për të luajtur në ndeshjet e raundit të tetë që do të mbahen në Gjermani.
Mediat po ashtu kanë shkruar se Manchester United e ka bërë këtë për shkak se është në Europa Ligë dhe nuk dëshiron që rivalët e saj direkt për këtë trofe të fitojnë me lojtarë të tyre.
Në Itali, nuk ka rregulla që i ndalojnë lojtarët që të përballen me klubet që kanë kartonin e tyre, derisa në Angli kjo shpesh është e shkruar në kontratën e tyre ku ata nuk luajnë kundër klubit të tyre.
Sipas Sky Sport Italia, negociatat në mes të Romës dhe Manchester United për Smalling janë në rrugë që të mbyllen tërësisht.
Klubet nuk po arrin të merren vesh për vlerën e mbrojtësit.
Interi ka vazhduar bisedimet me Alexis Sanches dhe duket se duhet të punojë më shumë për të arritur një marrëveshje për një shumë 20 milionë euro.