Rohde citon Scholzin: Vetëm kandidatët që njohin njëri-tjetrin mund të anëtarësohen në BE
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e vetmja mënyrë që Kosova e Serbia të hyjnë në Bashkim Evropian është ta njohin njëra-tjetrën.
Rohde në një postim në platformën “X” ka cituar deklaratat e dhëna nga kancelari gjerman Olaf Scholz në vitin 2022 gjatë një vizite në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka shpërndarë postimin e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, e cila tha se për Kosovën e Serbinë “rruga e vetme për anëtarësim në BE është nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve, bazuar në marrëveshjen e Ohrit”.
“Saktësisht. Siç tha kancelari Olaf Scholz në vitin 2022 gjatë vizitës së tij në rajon: Vetëm ata kandidatë që njohin njëri-tjetrin mund të marrin anëtarësimin në BE”, ka shkruar ambasadori Rohde.