Roboti i golfit që mund të luajë si një profesionist
Nga shpërndarja e ushqimit, shërbimi i një kafeje dhe madje edhe heqja e tumoreve kancerogjene, robotët tashmë mund të kryejnë një sërë detyrash mbresëlënëse.
Por tani një robot ka hyrë në fushën e golfit, duke qenë në gjendje të “lëvizë” topin dhe madje të realizojë një gjuajtje të saktë.
Sipas medieve të huaja, falë një kamere 3D, roboti mbresëlënës i quajtur Golfi mund të gjejë topat e golfit dhe të vendosë ata në një vend, përpara se të bëjë goditjen.
Roboti thuhet se merr në konsideratë të dhënat nga kamera, të cilat detajojnë rezistencën e rrotullimit në terren dhe sa i rëndë është topi.
Më pas vendos gjuajtësin e tij në pozicionin e duhur dhe gjuan.