Robert Berisha uron Norën për ditëlindje me një video të veçantë
Këngëtarja e popullarizuar shqiptare, Nora Istrefi sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e 34-të.
Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e saj përmes rrjeteve sociale.
Një urim i veçantë nuk ka munguar as nga ish-bashkëshorti Robert Berisha, të cilët edhe pse të ndarë ruajnë raporte mjaft të mira me njëri-tjetrin.