Rita shkëlqen në veshje leopardi
Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare sapo ka lansuar koleksionin e saj të këpucëve në qytetin Saks, Beverly Hills.
Ajo ishte shfaqur në këtë event veshur me një kostum ngjyrë ari dhe taka të markës Guiseppe Zanotti, firmë me të cilën ajo ka bashkëpunuar për këtë koleksion.
Rita së fundmi ka lansuar edhe albumin e saj të quajtur “Phoenix”, i cili ka pasur sukses shumë të madh.