Rita Ora u dëgjua mbi një miliard herë në ‘Spotify’
Në mesin e artistëve botëror me më së shumti dëgjime bëjnë pjesë edhe dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, shkruan Indeksonline.
Këngët e Ritës në këtë platformë muzikore u dëgjuan mbi një miliard herë nga plot 84.7 milionë njerëz në mbarë botën, nga 79 shtete të ndryshme të botës, ndërsa numri i orëve të shpenzuara në këngët e saj është 54.1 milionë.
Për këtë 29 vjeçarja u shpreh falënderuese ndaj adhuruesve, “Faleminderit”, ka shkruar Rita duke publikuar listën ‘Spotify’ në Instastory.