Rita Ora dhe UNICEF bëjnë thirrje për t’iu bashkuar iniciativës “Gjenerata e COVID-it”
Rita Ora tregohet gjithmonë e gatshme kur është fjala për të treguar mbështetje për kategori të ndryshme.
Natyrisht se ajo është gjithmon aty kur kërkohet edhe ndihmë për fëmijët, si një prej kategorive më të ndjeshme.
E kur jemi në një periudhë si kjo kur e gjithë bota është në kolaps për shkak të pandemisë COVID-19, fëmijët janë një prej kategorive më të ndikuara.
Rita bashkë me UNICEF bëjnë thirrje për të mbrojtur “Gjeneratën e COVID-it”, ngase vlerësohet që rreth 113 milionë fëmijë kanë lindur gjatë pandemisë dhe ekziston nevojë e madhe për t’iu ndihmuar atyre.
“Këtë vit, rreth 113 milionë fëmijë do të kenë lindur në pandemi.
Dashuria nuk do të jetë e mjaftueshme për t’i mbrojtur ata nga ndikimet e # COVID-19. COVID-19 ka prishur 90% të shërbimeve shëndetësore vitale, përfshirë shërbimet e maternitetit dhe neonatoligjisë në të gjithë botën.
Pandemia po lë gjurmët e saj në një brez fëmijësh. Por, së bashku, kjo “WorldsChildrenDay mund të sigurojmë që nuk përcakton të ardhmen e tyre.
Bashkohuni me mua në mbrojtjen e #GenerationCovid https://unicef.uk/GenCovid
UNICEF”, ka shkruar ajo.