Rita në ‘hall’ me numrin e bikinive, provokon nga oborri i shtëpisë
Rita Ora është shumë aktive me publikimin e fotografive të reja gjatë këtyre ditëve të vetizolimit, shkruan lajmi.net.
Së fundi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe, ku shfaqet me bikini në kopshtin e shtëpisë, teksa po merrte rreze dielli.
Edhe kësaj radhe, bikinit e vogla mezi ia mbulonin pjesët intime asaj, ndërsa provokoi me pozat që mori para aparatit.
“Unë: Çfarë po lexon? Ti: ffs”, ishte mbishkrimi që këngëtarja ia ka lënë fotove, ku brenda pak minutash pranoi komente e pëlqime të shumta.
Rita gjatë kësaj periudhe ka thënë se po merret edhe me pikturë, kurse ka qenë e gatshme edhe për koncerte ‘live’ nga shtëpia.