Rishikimi i buxhetit sot shqyrtohet në Komisionin për Legjislacion
Në Komisionin për Legjislacion sot do të shqyrtohet raporti me amendamente në Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2020.
Ky takim që mbahet në mënyrë elektronike fillon në orën 10:00.
Buxheti i rishikuar për vitin 2020 ishte votuar në parim më 13 korrik.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pati njoftuar se fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë eurosh është pjesë e këtij buxheti.