Rinumërohen 1034 vendvotime
Deri në ora 16:00 të ditës së sotme në Qendrën e Rinumërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 1034 vendvotime, apo 73.49%.
Kështu ka bërë të ditur për FaktePlus, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Vetëm deri në orën 16 të ditës së sotme, e enjte, janë rinumëruar 65 vendvotime. Në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara, që nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani, është: 1 034 apo 73.49%”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në QNR janë 33 tavolina numërimi dhe gjatë një ndërrimi (08:00-16:00) vetëm njëra prej tyre numëron mesatarisht 750 fletëvotime.
“Në QNR janë 33 tavolina numërimi dhe gjatë një ndërrimi (08:00-16:00) vetëm njëra prej tyre numëron mesatarisht 750 fletëvotime si dhe kryen të gjitha procedurat tjera që kanë të bëjnë me plotësimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe formularët e rezultateve të kandidatëve për deputetë”, ka thënë ai./FaktePlus