Rinumërimi i 530 vendvotimeve drejt fundit, ja sa u rinumëruan deri me tash
Në Qendrën e Rinumërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas evidentimit të gabimeve teknike dhe mospërputhjes së votave në formularët zyrtarë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për FaktePlus, se deri në orën 16:00 të ditës së sotme, janë rinumëruar 430 vendvotime, nga 530 sa do të rinumërohen në bazë të vendimit të KQZ-së.
“Deri në orën 16 të ditës së martë janë rinumëruar 430 vendvotime apo 81.29% e 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja që të rinumërohen”, ka thënë Elezi.
KQZ-ja, kishte vendosur të rinumërohen edhe 314 vendvotime tjera pikërisht për shkak të gabimeve teknike në formularë dhe mospërputhje të votave në formularët zyrtarë të votave. /FaktePlus