Rikthehet pluhuri afrikan në Kosovë
Një vorbull ciklonike që po kalon nga deti Jon dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, kanë sjellur koncentrime të vogla të pluhurit mbi rajonin tonë.
Këtë e ka bërë të ditur Prishtina Weather përmes një njoftimi në Facebook.
Prishtina Weather njofton se në disa sipërfaqe mund të vërehej ky pluhur i cili në kombinim me riga lokale shiu ka rënë edhe në sipërfaqe tokësore.
“Një vorbull ciklonike që po kalon nga deti Jon dhe masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, gjatë ditës së sotme kanë sjellur koncentrime të vogla të pluhurit shkretinor mbi rajonin tonë. Mëngjesin e sotëm në sipërfaqe të hapura mund të vërehej ky pluhur i cili në kombinim me riga lokale shiu ka rënë edhe në sipërfaqe tokësore. Krahasuar me pluhurin që depërtoj muajin e kaluar, koncentrimet e sotme ishin shumë më të ulëta, mirëpo lidhja me pikat e shiut ka bërë të mundur që pluhuri të vërehej më shumë si p.sh. në vetura apo objekte tjera të jashtme”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.