Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë dy super ndeshjet që zhvillohen sonte
Duke nisur nga sot e deri në fund të muajit maj, kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube do të na shoqërojë pothuajse çdo mesjavë.
Raundi i 16 më të mirave nis sonte me dy ndeshje spektakolare.
Atletico pret Liverpoolin në ‘Wanda Metropolitano’ në ndeshjen e parë, teksa Paris Saint-Germain udhëton te Borussia Dortmund.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00.