Rihanna vazhdon të mahnit me dukjen gjatë shtatzënisë
Rihanna ka ripërcaktuar në mënyrë efektive stilin e lehonisë gjatë shtatzënisë me fëmijën e saj të parë.
34-vjeçarja u pa sërish në ekspozim të plotë të barkut të rrumbullakosur e veshur me sytjena dhe tuta gjatë një daljeje në Los Angeles.
Tani në tremujorin e saj të tretë, Riri duket se ka disa dëshira për një ushqim të shpejtë.
Rihanna shkëlqente me stilin e thjeshtë dhe dukej e lezetshme me një palë tuta të zeza të gjera me rripat e varur rreth ijeve.
Flokët e artistes ishin të valëzuara dhe ajo u shfaq pa grim dhe mbante një palë syze dielli të errëta, shkruan DailyMail.