Rihanna dhe Jay Z dhurojnë këtë shumë parash në luftën kundër COVID-19
Jay-Z dhe Rihanna po bashkojnë forcat për një kauzë të veçantë, shkruan Billboard.
Fondacioni Shawn Carter, së bashku me Fondacionin Clara Lionel të Rihanna-s, do të dhurojnë secili nga 1 milion dollarë për luftën ndaj COVID-19.
Sipas një njoftimi për shtyp, 2 milionë dollarët e kombinuar të financuar nga të dy fondacionet “do të mbështesin punëtorët pa dokumente, popullsinë e burgosur, të pastrehët dhe të moshuarit dhe fëmijët e punonjësve të kujdesit shëndetësor në të dy qytetet e mëdha në Nju Jork dhe Los Angeles, në këtë pandemi.
Fondet do të ofrojnë kujdestari ditore, ushqim dhe materiale mësimore për punonjësit e kujdesit shëndetësor, gjithashtu do të sigurojnë materiale për më shumë se 20 mijë fëmijë në strehimore dhe kujdes virtual për shëndetin mendor për prindërit dhe sigurimin e fëmijëve.
“Ekzistojnë një numër i popullsive të cilët janë veçanërisht të prekur gjatë kësaj pandemie – ata që janë duke punuar pa dokumente, të burgosurit, të moshuarit dhe të pastrehët, si dhe fëmijë të punonjësve të kujdesit shëndetësor të”, thotë Justine Lucas, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Clara Lionel .
“Tani më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për të mbështetur organizatat me përparësi në shëndetin dhe të drejtat e këtyre individëve”, shtoi ai.
Gloria Carter, drejtoreshë dhe bashkëthemeluese e fondacionit Shawn Carter tha “Në kohë krize është e domosdoshme që të bashkohemi si një komunitet për të siguruar që të gjithë, posaçërisht më të prekurit, të kenë qasje në nevoja kritike: strehim, shëndetësi , ushqimi dhe edukimi. E vetmja mënyrë për të kaluar këtë pandemi është me dashuri dhe veprim”.