Rezulton pozitiv me Coronavirus një negociator, pezullohen bisedimet për Brexit
Bisedimet për Brexit mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe janë pezulluar.
Kjo pasi një nga negociatorët e këtij procesi ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, shkruan BBC.
Shefi negociator i BE-së, Michael Barnier, ka shkruar në Twitter se një nga zyrtarët është infektuar me koronavirus dhe ai është pajtuar me homologun nga Britania e Madhe, David Frost, që të shtyhen bisedimet.
Javëve të fundit janë shtuar rastet me Coronavirus në rajon dhe në botë.
Madje shumë shtete edhe kanë dhënë kufizime dhe masa kufizuese për qytetet dhe rajon të caktuara.