Rezultati i fundit në Prishtinë
Nga përditësimi i rezultateve në Prishtinë, para pak minutash, Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje del të ketë marrë 29.962 vota, që i bje 42.35 për qind të votave.
Përparim Rama i LDK-së pritet të jetë kundërkandidati i Vitisë në balotazh. Ai ka marrë 20.716 vota deri tash, ose 29.28 për qind.
I treti është Uran Ismaili i PDK-së me 15.321 vota, apo 21.66 për qind.
Deri pak para mesnatës, janë përpunuar 166.785 vota nga 195.978 vota.