Rezultatet sipas Exit Poll-it të parë: LDK e VV të parat, e treta PDK…
Me të përfunduar procesi i votimit në orën 19:00 është shpalosë rezultati i Exit Poll-it të parë të bërë gjatë ditës së sotme.
Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, ka treguar rezultatet e renditjes së partive politike, të cilat ai vet personalisht i ka prezantuar.
Sipas këtij Exit Poll, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 22.8 për qind.
Kurse, Lidhja Demokratike ka marrë gjithsej 30 për qind.
E Vetëvendosja e Albin Kuritit ka marrë 30 për qind vota të qytetarëve të Kosovës
Koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë 4.41 për qind.
Derisa AAK dhe PSD janë renditur më 10.58 për qind.