Rexhep Selimi tregon se kur për herë të parë u tha fjala UÇK
Njëri nga tri figurat me të cilët lidhet dalja e parë publike e UÇK-së, Rexhep Selimi, ka folur në një emision televiziv për lidhjen e UÇK-së me figurën e komandantit legjendar Adem Jashari, duke thënë se për herë të parë emri Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK për herë të parë është thënë në nëntor të vitit 1994 kur edhe është bërë komunikata e parë nga UÇK për opinionin publik.
Deputeti Selimi ka treguar po ashtu se Nait Hasani, tashmë deputetë nga radhët e PDK-së qenë ai që ka qenë përgjegjës në emër të UÇK-së për të shkruar këto komunikata.
Baza e UCK-së ishte Adem Jashari.Askush prej nesh, nuk e kemi dëgjuar fjalën UÇK para nëntorin 1994, për herë të parë janë bërë ato shkronja bashkë. Pas fillimit të një veprimi konkret. Me rastin e nxjerrjes së komunikatës së parë të UÇK-së, personi i autorizuar për të quar zërin e UÇK-së, ka qenë bashkëluftëtari ynë Nait Hasani”, tha Selimi.