Rexhep Selimi mbron në Kuvend kryeparlamentaren Vjosa Osmani
Vazhdojnë përplasjet në Kuvend ndërmjet deputetëve dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Osmani po merr kritika të njëpasnjëshme nga bashkëpartiakët e saj deputetë të cilët po i adresojnë vërejtje rreth mos –respektimit të rregullores.
Por në mbrojtje të Osmanit ka dalë deputeti i VV-së Rexhep Selimi.
Selimi tha se nuk arrinë ta kuptojë ashpërsinë e deklaratave të deputetëve ndja Osmanit.
“E kuptoj shqetësimin e LDK-së e PDK-së në raport me juve po spo e kuptoj egërsinë e tyre ndaj jush. Vazhdoni mbrojeni integritetin e deputetëve përballë anëtarëve të qeveirsë së sjanë të përgjegjshëm” tha Selimi.
Përplasje në Kuvend – Nxehet debati edhe mes Vjosa Osmanit dhe Kujtim Shalës