Rexhep Selimi godet Ramush Haradinajn: Ai nuk ka aftësi…
Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, ka folur për akuzat e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ndaj kreut të VV’së, Albin Kurti, kur e kishte quajtur të paaftë dhe mashtrues
Selimi tha se Kurti mund të mos ketë paaftësi të aspektit pozitiv, siç tha ai, që të bëjë pazare si Haradinaj.
“Ndoshta Kurti ka paaftësi në aspektin pozitiv, të bëjë pazare sic ka bërë Haradinaj, kjo është përparësi e tij. Ndoshta Kurti nuk ka qenë i aftë sa Haradinaj për të bërë pazare për t’u futur në qeveri dhe për ta vazhduar pastaj me avazet e veta. Nuk e kultivojmë ne këtë aftësi dhe nuk do donim ta kultivonim”, tha Selimi.
Selimi tha se Haradinaj nuk është aq i aftë që ta kuptonte paaftësinë e Kurtit.
“Që të mos flasim më shumë, është i pasaktë që e quan të paaftë dhe mashtrues, në të dyja rastet i pasaktë. Sepse s’ka mashtruar askënd, aq më tepër nuk është i paaftë Kurti që ta kuptonte këtë Haradinaj”, u shpreh Selimi.
Rexhep Selimi edhe më herët kishte akuzuar Ramush Haradinajn se kur ishte ftuar për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë, nuk e ka mbrojtur UÇK’në.
“UÇK’ja nuk mbrohet duke heshtur”, pati thënë Selimi.
Ndërkaq Haradinaj kishte thënë se Selimi kishte “knu” në Hagë.