Rexhep Selimi flet për vrasjen e Qerim Kelmendit, kjo është kërkesa e tij
Peja e gjithë Kosova sot është zgjuar e tronditur nga një ngjarje e rëndë.
Në orën 01:27 në fshatin Zahaq të Pejës është gjetur e djegur një veturë brenda së cilës ndodhej edhe një person i cili pas vrasjes ishte djegur, shkruan FaktePlus.
Bëhet fjalë për ish- ushtarin e UÇK-së, Qerim Kelmendin, i cili është luftëtar i orëve të para. E Qerimi është vëlla me Ibrahim Kelmendit, i cili njihet si një prej njerëzve drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës.
“Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Se gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, Qerim Kelmendi ishte edhe ushtar i orëve të para, dëshmohet edhe në shumë fotografi ku Kelmendi gjatë luftës shihet me shumë ish- ushtarë si Zahir Pajazitin – hero i kombit, mandej Rexhep Selimin e ish- ushtarë të tjerë.
Vetë Rexhep Selimi si bashkëluftëtar me Qerim Kelmendin, për FaktePlus ka folur për vrasjen e tij.
Selimi, ka thënë se është shumë herët të flitet për këtë rast.
“Nuk kisha dashur me komentu para se Policia të jep raportin e vet. Është shumë herët të flitet dhe të jepen komente para se Policia të raportojë dhe t’i publikojë të gjitha ato çfarë ka. Tash për tash e ka fjalën policia, hetuesia dhe drejtësia”, ka thënë Selimi për FaktePlus.
Po, ashtu ai ka pasur edhe një kërkese për të gjithë që e njohin Qerim Kelmendin, duke thënë se së paku sot duhet të përmbahen nga komentet vlerësuese
“Do të sugjeroja që së paku sot të përmbahemi nga komentet vlerësuese apo cilësuese për vrasjen e tij”, ka thënë ai.
Policia me të marrë informatën kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin.
Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.
Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VË Passat me targa vendore.
Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm./FaktePlus
Iu vra e djeg vëllau në Pejë, Ibrahim Kelmendi mallkon rugovistët e titistët