Rexhep Selimi: Arrestimi i dy drejtuesve të OVL-së nuk kishte pse të ndodhte
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar lidhur me zhvillimit e fundit të Speciales dhe arrestimet e krerëve të veteranëve.
Selimi që ishte vet pjesë e UÇK-së, ka thënë se OVL është shndërruar në palë të mesit, ku dikush ia dërgonte dosjet, e dikush ia mori.
Selimi thotë se arrestimi i dy drejtuesve të OVL-së nuk kishte pse të ndodhte.
“OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi “rrufenë” e tjetra hodhi pranga. Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte” ka shkruar Selimi në Twitter.