Revole elektrike mbi të dyshuarin, polici amerikan aksidentalisht e godet kolegun
Të identifikuar vetëm si E. Rodriguez dhe G. Casiano, dy zyrtarët policorë të departamentit të Miamit, ishin përfshirë në një tentim arrestimi të 26-vjeçarit të identifikuar si Riboberto Castillo, i cili ishte nën ndikim të kokainës.
Sipas policisë, Castillo po mundohej t’i rezistonte arrestimit duke shqelmuar dhe duke bërë që Casiano dhe Rodriguez të rrëzohen në tokë në rrugën Little Havana.
Por, kur e panë që ai nuk ka të ndaluar vendosën të jenë paksa më të rreptë, dhe të përdorin revolen elektrike ndryshe e njohur si elektroshok.
Dhe kur njëri nga policët deshi ta godet me revole elektrike, ai ia huqi dhe e goditi partnerin e tij i cili nga dhimbjet e mëdha rrëzohet në tokë për pak sekonda humb vetëdijen.