Resul Sinani tregon se a do të jetë në listën e deputetëve të AAK-së
Resul Sinani është një ndër fytyrat më të reja në partinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Sinani ka zbuluar se a do të jetë në listën zgjedhore të AAK-së.
“Mendoj se ky vendim nuk më përket mua por kryesisë”, ka thënë ai.
Por ka shtuar që është i gatshëm të kontribuojë në këtë subjekt politik.
“Unë jam i gatshëm të kontribuoj në këtë subjekt”
Tutje, Siani ka thënë se pret që të ndodhë një koalicion PDK-Lëvizja Vetëvendosje.
“LDK është shumë komode edhe po humbi”, ka shtuar ai.
“Ndërsa këto zgjedhje për PDK’në dhe Lëvizjen Vetëvendosje janë jetë apo vdekje” , potencoi Sinani.