Reshjet e borës pushtojnë Shkodrën, bllokohet lëvizja e banorëve dhe turistëve në Theth
Vijojnë me intensitet te larte reshjet e bores ne zonen e Thethit.
Një gjë e tillë ka krijuar probleme për ketë zonë, teksa lëvizja është bërë mjaftë e vështire për mjetet e larta, pasi për mjetet e ulëta kalimi është i pamundur.
Trashësia e borës arrin në disa cm dhe aksi me problematik është Qafe Thore – Theth. Kjo krijon edhe bllokim të banoreve të zonës, por edhe turisteve të ndryshëm.
Banoret vijojnë të kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, por duket se ARRSH nuk e ka marre ende ne administrim te plote ketë aks.
Si rrjedhoje, ato qe vuajnë janë banorët e zonës, që përballen çdo dimër me ketë situate, pavarësisht premtimeve të shumta.