Rëndohet gjendja e tre pacientëve me koronavirus në Kosovë
Brenda Klinikës Infektive po trajtohen 19 pacientë të prekur nga koronavirusi.
14 të tjerë po presin mbrëmjen e së dielës që t`u dalin rezultatet.
Mjeku kujdestar Murat Mehmeti tregoi se gjendja e pacientëve është stabile më përjashtim të 3 prej tyre.
Mehmeti bëri me dije se atyre që po trajtohen në QKUK po u japin terapinë e rekomanduar me të cilën aktualisht janë të furnizuar.
Mehmeti përsëriti se mjekët e QKUK-së nuk po kursejnë asgjë që t`u dalin në ndihmë pacientëve.
Një ditë më parë në Kosovë u shënuan 7 raste të reja me koronavirus.
Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi.