Renditja e re për shtetet, Kosova radhitet e 95
Japonia tani është duke ndarë titullin e pasaportës më të fuqishme në botë me Singaporin dhe Korenë e Jugut, sipas një renditjeje të re globale.
Krahas kësaj, sipas këtij raporti, pasaporta e Kosovës qëndron në vendin e 95-të, me mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës pa nevojën e vizës në 43 vende.
Ndërkaq, pasaporta e Shqipërisë ka zënë vendin e 48, me 115 mundësi vizite pa vizë në 116 shtete. Shqipëria ka lëvizur në 28 vende në indeks gjatë 10 viteve të fundit.
Pasaportat e Singaporit dhe të Koresë së Jugut kanë lëvizur lart nga pozita e dytë. Qytetarët e këtyre vendeve mund të vizitojnë 189 vende të botës pa viza – njësoj si tek Japonia.
Në vendin e dytë radhitet pasaporta gjermane, nga e treta, ndërsa pasaporta e Britanisë së Madhe ka lëvizur për të zënë vendin e pestë të pestë në renditjen me qasje në 185 vende.
Pasaporta amerikane qëndron në vendin e gjashtë, me 184 vende mundësi për vizitë.
Renditja është mundësuar nga “Henley Passport Index”, i cili bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). Ajo analizon numrin e vendeve që një mbajtës i pasaportave mund të futet pa vizë.