Rëndësia e mësimdhënësit efektiv në funksion të zhvillimit të gjithanshëm të nxënësve
Ph.D candidate: Xhevahire Krasniqi Podvorica
Secili mësimdhënës, qoftë ky i angazhuar në shkollimin fillor apo të mesëm dhe sado pak përvojë të ketë në këtë proces, së paku një herë është ballafaquar me situata problematike dhe vështirë të kontrollueshme me ndonjërin prej nxënësve të saj/tij. Në të kaluarën, kanë qenë disa faktorë të cilët kanë pasë një ndikim më të madh që situata të këtilla të sillen brenda parametrave deri diku të lejueshëm. Aktualisht, janë disa faktorë tjerë të cilët po ndikojnë negativisht në sjelljen e pa hijshme dhe devijante të nxënësve gjatë qëndrimit ose gjatë vajtje ardhjeve të tyre në shkollë. Me zhvillimin e teknologjive të reja, posaçërisht të telefonisë celulare, qasjeve në internet dhe të rrejteve socilae, edhe sjellja e nxënësve ka ndryshuar dukshëm, duke i bërë ata më pak të vëmendshëm ndaj shkollës, arsimit dhe arsimtarëve. Nga ana tjetër, edhe raportet brenda familjes, posaçërisht për shkak të angazhimit tërë ditor të prindërve në vendin e punës, kanë bërë që ata t’iu nënshtrohen më lehtë dhe më shpejt ndikimeve të rrethit, shpesh herë problematik si dhe rënies së fëmijëve nën ndikimin e individëve e grupeve me sjellje asociale e devijante në mjedis.
Shikuar nga një aspekt tjetër, më i specializuar dhe duke konsultuar literaturën profesionale, konstatojmë se nxënës të ndryshëm, në situata të caktuara, ndryshe reagojnë ndaj situatave me të cilat ballafaqohen ose ndaj mjedisit ku zakonisht veprojnë. Zakonisht, një tip i caktuar i nxënësve, të cilët me vështirësi më të madhe ballafaqohen me emocione të caktuara, të cilat në disa raste krijojnë komplekse të caktuara të vlerës së ultë të cilat pastaj i rëndojnë edhe më shumë situatën e përgjithshme. Nga ana tjetër, tipa tjerë të nxënsve, me karakere dhe natyra të ndryshme, duke manifestuar sjellje herë herë edhe të papranueshme nga mjedisi, në këtë rast shkolla dhe arsimtarët si janë; aktiviteti i shtuar, pengim në zhvillimin e procesit arsimor, pengim për përqëndrimin e shokëve për të përcjellë mësimet, mungesë të njohurive elementare dhe të njësive mësimore, veprime të dhunshme dhe të ngjajshme, imponojnë nevojen e gjetjes së një zgjidhje të menjëhershme dhe të qëndrueshme. Në situata të këtilla, shpeshherë edhe arsimtarët nuk gjejnë mënyra si të dalin prej këtyre situatave, duke krijuar mundësi edhe të krijimit të momenteve konfliktuoze. Ata ndonjëherë e humbin kontrollin dhe qetësinë e tyre, nuk gjejnë mundësi mirëkuptimi për situatat e krijuara me nxënësit të cilët i krijojnë ato si dhe të gjetjes së mundësisë për të kërkuar mënyra të zgjidhjes së këtyre momenteve të pahijshme. Me qëllim të parandalimit të këtyre situatave dhe sidomos të dales paqësore prej tyre pasi ato të kenë ndodhur, po ju sjellim disa prej mënyrave të përshtatshme si duhet vepruar.
- Ndër mënyrat e preferuara dhe të këshillueshme që një nxënës me sjellje problematike të futet brenda kornizave të sjelljeve të cilësuara të përshtatshme dhe sociale është që ai të motivohet nëpërmjet të lavdatave të cilat do ti drejtohen, herë herë edhe pa meritë: për përparimet e dukshme që po bënë në mësime, për sjelljet të cilat po vlerësohen më mirë, për raportet ndaj shokëve dhe arsimtarëve, për ardhjen me rregull dhe me kohë në shkollë e tjera. Konsideroj se jo gjithmonë kriritkat dhe denimet eventuale do të ndikojnë në ndryshimin e sjelljeve të tij. Në raport me nxënës të këtillë duhet vepruar me qetësi dhe maturi, duke e këshilluar atë për mënyrën që duhet ndjekë për të qenë i dashur në mjediset shkollore. Në raste kur nxënësi i caktuar ka penguar në orën e mësimit, me të duhet biseduar shtruar pas përfundimit të orës, në ambiente të mbyllura dhe pa prezencen e të tjerëve me qëllim që ai mos të ndjehet keq para shokëve dhe mos të ndjehet i ofenduar. Një qortim ose vrejtje ndaj nxënësit problematik para të gjithë klasës, mund të krijojë efekte të kundërta nga ajo që dëshirojmë dhe do ta acarojë edhe më shumë situatën. Gjatë kësaj bisede arsimtari duhet të jetë i drejtë dhe miqësor por në të njejten kohë të demostrojë autoritetin e tij prej arsimtari.
- Është shumë me rëndësi që gjatë bisedës me nxënës të cilët manifestojnë sjellje ndryshe nga të tjerët të përdoret fjalori adekuat, profesional por i kuptueshëm për nxënësin. Gjithashtu, deklaratat ekstreme dhe kërcënuese nuk janë të preferueshme. Gjatë këtyre bisedave arsimtari duhet të përdorë fjalë inkurajimi për veprime pozitive ngase fjalime të këtilla te disa nxënës kanë veprim pozitiv. Në raste të këtilla ne te ata ngjallim ndjenjen e përkatësisë, të vlerave të tij pozitive dhe e bindim atë se puna e tij është e vlerësuar drejt prej të gjithëve. Në këtë mënyrë nxënësi do të ndjehet si pjesë e rëndësishme dhe e vlefshme e bashkësisë dhe në këtë mënyrë do të fitojë vetbesim duke e motivuar kështu për të ecë përpara. Në raste të këtilla, fjalët: sot ishe i mirë , falemnedrit për angazhimin tënd, shpresoj të vazhdosh kështu, jam krenar me punën tënde, sot kemi bashkëpunuar mirë, urime, o, sa mirë etj.
- Një numër i caktuar i nxënësve, nuk e ka të lehtë që sjelljen e tij ta përmirësojë, pas një periudhe sa ka manifestuar sjellje të pahijshme si mungesa nga shkolla, pengim në orë të mësimit a nota të dobta. Ata, ndonjëherë, poçese nuk trajtohen drejt dhe në mënyrë profesionale, mund të devijojnë edhe më keq dhe sjelljet e tyre të këqia ti radikalizojnë. Në raste të këtilla duhet evituar veprimet radikale nga arsimtari a shërbimi pedagogjik. Deklaratat e llojit “më ke zhgënjyer”, “nuk po sillesh sipas rregullave të shkollës”, “do të mirren masa” etj. mund të jenë jo produktive dhe të radikalizojnë sjelljet e nxënësit. Nxënësit të cilët mundohen të përmirësojnë sjelljet e tyre duhet ndihmuar duke i trajtuar drejt dhe në mënyrë adekuate, pa i dalluar prej nxënësve tjerë. Atyre nuk duhet përmend masat ndëshkuese dhe nuk duhet krahasuar me nxënës tjerë të cilët nuk kanë pasë ndonjëherë problem të natyrës disiplinore a të notave negative. Ata duhet dëgjuar me kujdes për problemet që kanë ose për situatat në të cilat janë përfshirë. Nxënësit me sjellje ndryshe nuk duhet dalluar prej të tjerëve me qëllim që mos të ndjehen të diferencuar.
- Sikur që të gjithë fëmijët nuk janë të njetë, edhe prindërit nuk janë të njejtë. E përbashkëta e të gjithë prindërve, ose e gati të gjithëve, është se ata dëshirojnë të informohen drejt për mbarëvajtjen në shkollë të fëmijëve të tyre. Ata gjithmonë e kanë dronë se sa dhe si fëmijët e tyre po avansojnë dhe çfarë edukimi e arsimimi po marrin. Në këtë drejtim, arsimtari gjithmonë prindëritt duhet informuar drejt për mësimin dhe sjelljet e fëmijës së tyre në shkollë. Por, poçese një nxënës i caktuar nuk arrinë rezultate të mira në shkollë dhe nuk ka sjellje shembullore me shokët e arsimtarët a nuk respekton normat dhe rendin shtëpiak të shkollës, arsimtari nuk duhet dekurajuar ata por duhet inkurajuar, duke iu dhënë shpresë se fëmija i tyre megjithatë po mundohet dhe se shpreson se do të arrijë rezultate të mira. Në raste të këtilla arsimtari duhet të demostrojë qasje bashkëpunimi dhe bashkëveprimi me nxënësin, duke ndikuar kështu edhe te vetë prindërit, që edhe ata të përfshihen në procesin e shkollimit dhe edukimit të nxënsve.
Dhjetor, 2019
(Autorja është kandidate për doktoratur në Universitetin shtetëror “ Cyril and Methodius” në Shkup)