Rëndësia e Diellit
Rrezet e diellit kanë një ndikim të rëndësishëm në organizmin tonë, një nga produktet e tij më të rëndësishme është aktivizimi i vitaminës D në diell për organizmin tonë, e cila është përgjegjëse për shëndetin e kockave, trurit dhe imunitetin.
Por, të marrit rreze dielli është e shëndetshme edhe për ndikimin që kanë ato në vetvete nëpërmjet ndërveprimit me qelizat tona të lëkurës. Disa nga efektet e shëndetshme të diellit janë;
Përmirësim i gjendjes shpirtërore duke çliruar endorfinën.
Mbrojtje nga simptoma të sklerozës së shumëfishtë.
Çlirim të monoksidit të azotit NO, i cili mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme dhe ndihmon elasticitetin e enëve të gjakut.
Ndihmon disa sëmundje të lëkurës, si psoriaza, dermatiti.
Çlirojnë melatoninë dhe kontribuojnë në rregullimin e bioritmit nëpërmjet syrit, duke goditur retinën.
Siç duket rrezet e diellit kanë një rëndësi të veçantë në trupin e njeriut prandaj, mos ia kurseni vetes këtë ilaç që, për më tepër, është falas./FaktePlus