Rekord negativ me 41 vdekje e 1 490 raste të reja në 24 orët e fundit në Greqi
Situatë kritike nga Covid, po përjeton në orët e fundit edhe Greqia, Në 24 orët e fundit në këtë vend kanë humbur jetën 41 persona.
Profesorja e Sëmundjeve Infektive Pediatrike EKPA Lena Papaevangelou njoftoi sot se në 24 orët e fundit në Greqi u zbuluan 1,490 raste të reja të koronavirusit ndërsa kishte një rekord të ri negativ të vdekjeve me 41 vdekje në 24 orët e fundit.
Numri i pacientëve të intubuar është 239.