Me këtë është vënë rekordi i ri botërorë për mjetet me djegie të tillë, që është konfirmuar edhe nga libri i rekordeve Guiness, transmeton Telegrafi

Rekordi i ri është arritur në SHBA, me dy persona brenda mjetit (shoferi Wayne Gerdes dhe ndihmës shoferi Bob Winger), pas dy ditëve vozitje të kujdesshme.

Mirai është 4975 mm i gjatë, 1885 i gjerë dhe 1470 i lartë. Kjo nënkupton që modeli i ri është më i gjatë, i gjerë dhe paksa më i lartë sesa paraardhësi. Gjithashtu është i pajisur me rrota prej 20 inç.

Enterieri është i veshur me lëkurë ngjyrë të zezë, instrument tabelën digjitale, ka ekranin e ndjeshëm në prekje prej 12.3 inç, karriget e para janë me ngrohje dhe ftohje, e audio-sistemi përbëhet prej 14 altoparlantëve.