Reklama kontroverse e kompanisë ruse që kryen shërbime funerale, modelet gjysmë lakuriq shfaqen për të rritur shitjen
Një kompani në Rusi që kryen shërbimet funerale, ka angazhuar një grup modelesh gjysmë lakuriq me qëllim që të rritin shitjen e arkivoleve, e opinioni me këtë ide është shokuar.
Horonim.ru nga Moska ka angazhuar disa modele, që me të brendshme pozuan pranë arkivoleve.
“Kemi personal të kualifikuar, që mbikëqyrin procesin e një funerali në çdo fazë”, thuhet në një njoftim të kësaj kompanie, duke mos qenë e qartë nëse modelet janë pjesë e personelit.
E kjo reklamë kontroverse ka tërhequr vëmendjen e opinionit, por jo në mënyrën që kishte pritur. Njerëzit në rrjetet sociale kanë shfryrë mllefin e tyre.
Një përdorues ka shkruar se reklama “ishte pa shije dhe ofenduese”, e një tjetër e cilësoi si “të tmerrshme, horror”.