Reka i drejtohet Palit: Korridorin Serbisë nuk ia solla unë, e gjeta këtu nga ju
Një përplasje mes deputetëve të opozitës aktuale dhe ministrit të Integrimeve Evropiane ka ndodhur sot gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.
Ishte deklarata e sulmi që bëri shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, që nisi sherrin e përplasjes me fjalë.
Haradinaj në fjalimin e tij akuzoi qeverinë për shumë çështje, ndërsa përmendi edhe një deklaratë të ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Raka, i cili në një emision televiziv kishte përmendur hapjen e një korridori për Serbinë.
Kjo ka nxitur edhe reagimin e ministrit Blerim Rekaj, i cili tha se korridori është nisur qysh gjatë qeverisjeve të kaluara dhe për këtë ka folur edhe vetë ish ministri i AAK-së, Pal Lekaj.
“Ka dokumente që ministri i juaj Pal Lekaj ka folur për këtë punë, pra për korridorin. Duke premtuar edhe ndërtimin e autostradës për Nish… unë korridorin Serbisë nuk ia solla, e gjeta këtu nga ju”, ka thënë Reka.
Pas kësaj ka reaguar deputeti Pal Leka, i cili ka mohuar këto që tha Rekaj, ndërsa ky i fundit ia ka paraqitur dokumentet ku është zotuar për këtë punë./FaktePlus