Regjisorja që fitoi “Oscar” kishte realizuar dokumentar edhe për Kosovën
Regjisorja pranoi çmimin e “Dokumentarit më të mirë” Mbrëmë në ceremoninë më të rëndësishme në industrinë e filmit, “Oscars 2019” me çmim u shpërblye edhe dokumentari “Free Solo”. “Free Solo”, rrëmbeu çmim në kategorinë “Dokumentari më i mirë”, me regjisore Elizabeth Chai, e cila vite më parë kishte krijuar një dokumentar për periudhën e pasluftës në Kosovë. Dokumentari titullohet “A Normal Life” ( Një jetë normale).
Dokumentari i Chais paraqet shtatë shokë që janë të rinj në moshë dhe mënyrën e jetesës së tyre gjatë tre vjetëve në kohën e pasluftës në Kosovë. Përmes historisë, traumës dhe rimëkëmbjes, shfaqet transformimi i tyre nga fëmijë të konfliktit në udhëheqës të rinj të një shteti të ri.
Ndërsa, sa i përket dokumentarit “Free Solo” që u shpërblye mbrëmë me çmim në “Oscars”, dokumentari flet për rrugëtimin e alpinistit Alex Honnold për t’u ngjitur pa ndihmën e litarëve në shkëmbinjtë El Capitan në Parkun Kombëtar Yosemite.