Refuzoi dhënien e dokumenteve, arrestohet nga Policia e Kosovës në Bërnjak
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bërnjak, Zubin Potok një person ka refuzuar t’i jap zyrtarëve policor dokumentet, më ç’rast ka tentuar edhe të largohet me veturën e tij.
Sipas PK-së i njëjti kishte rezistuar edhe arrestimin e tij dhe kishte sulmuar fizikisht policët.
Rasti është cilësuar si ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave’.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë. Zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia,