Redford: Kinemaja, një art që e kritikon dhe e mban të ndershme shoqërinë njerëzore
Redford: Kinemaja, një art që e kritikon dhe e mban të ndershme shoqërinë njerëzore
Keshtu thote Robert Redford mbi kinemane dhe artin.
Po sa e ka mbajte filmi dhe arti kete shoqeri ne Kosove, prej kohes se mbas luftës?!
Dite me pare pashe disa artista duke postuar disa afishe mbi te bemat e luftes se fundit ne Kosove nga Serbia, dhe me beri shume pershtypje nje fakt:
Tash, artistat, ne kete kohe me slloganin “me çlirimtaret”, dhe shume e vertete, sepse, me ta duhet me qene gjithmone. Nuk ka nevoje as me mendu ne kete drejtim, as me ve ne medyshje, me çlirimtaret, me UÇK-në, GJITHMONË, por nje gje s’kam arritur ta kuptoj qe 20 vite. Pse s’kemi mundur asnjehere, me kriju identitet kulturor. Flas per film, sepse vij nga ajo fushe ,e po ashtu edhe ne TV.
Bile-bile, te dashur çlirimtar nuk e di, a jeni ne dijeni, se institucionet ku financohet filmi, kane pasur tendenca, qe sa me PAK ose mos te themi “HIÇ”, temat qe trajtojne luften ne Kosove mos te financohen, sepse krijojne urrejte etnike!
Nuk e di, te dashur çlirimtar, se ne TV, ka disa vite, qe muzika folklorike, ku permendet lufta nuk jane transmetuar fare!
Nuk e di, te dashur çlirimtar, a i keni verejte gjitha keto, gjate ketyre 20 viteve?
Te gjitja keto jane bere nga njerez qe ju i keni vendose neper ato institucione! Nuk e di, a keni qene te vetedijshem per te gjitha a jo??
Une vetem nje fakt, dua t’ua permend gjate ketyre viteve, apo me mire me thene gjate 10 vjetshit te pare pas bombardimeve te NATO-s! Serbia ka prodhuar 10-15 filma kunder bombardimit te NATOS-s, si nje padrejtesi e madhe qe i eshte bere Serbise.
Te dashur çlirimtar, sa filma kemi prodhuar NE, per luften e drejte te Kosoves, per sakrificen e ketij populli, sa prej ketyre temave jane bere film? Pse, asnjeher, te dashur çlirimtar, nuk e keni pare si interes kombetar, nje gje te tille?
Andaj, edhe kjo puna e atij filmi “Shtepia e verdhe”, eshte vazhdimesi e propagandes se Serbise ,qe fatkeqesisht ju s’keni dite apo s’keni deshte me dite, dhe as qe keni marre mundin edhe ju me perkrahe, me stimulu, Institucionin qe financon berjen e filmit, per nje gje te tille. Edhe nese jane perkrahe, jane keqperdore, prej njereZve, qe vet ju Çlirimtar, i keni vendosur ne ato poZita.
… dhe une prape them: “Me Çlirimtaret”, gjithmone, dhe as nuk e vë ne diskutim, nje gje te tille!…
Shkruan: Arsim Haliti