Reçica u kërkon punëtorëve të raportojnë për shkeljet që u bëhen
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica, ka vizituar qendrën tregtare “ETC” në Fushë Kosovë, nga ku iu ka bërë thirrje punëtorëve që t’i raportojnë shkeljet e të drejtave që u bëhen në vendin e punës.
Reçica bashkë me Inspektoratin e Punës u prit nga drejtoresha gjenerale e ELKOS-s, Servete Abazi. Ai ka bashkëbiseduar me punëtorët e kësaj qendre për tu informuar për kushtet e punës.
Reçica kërkoi nga këta të fundit që të raportojnë për çdo padrejtësi ndaj tyre, sipas tij, të drejtat e punëtorë mbrohen me Ligj të Punës.
“Pas vizitës në “Viva Fresh” dhe bashkërisht me drejtoreshën e patëm mundësin e diskutimin edhe me punëtorët për respektimin dhe oraret. Po informohemi nga afër për kushtet e punës. Ngritjen e vetëdijesimit se respektimi i të drejtave të punëtorëve është i garantuat me ligj. Ne kemi kërkuar nga inspektorati dhe do të jemi të pakompromis dhe i falënderojë sepse janë duke kryer një punë të mirë”, tha Reçica.
Ndërsa, menaxheri i ETC-së, Petrit Selmani, tha se ky biznes e respekton Ligjin e Punës mbi 95 për qind.
“Ne patëm nderin me pas ministrin në vizitë dhe me u informuar edhe vet prej anës së punëtorëve që ne si kompani çfarë kushte ju ofrojmë. Mbi 95 për qind të ligjit rreth kushteve të punës si ne aspektin e pushimeve pagesës orarit të punës sigurimeve shëndetësore jemi mundu maksimalisht me implementuar ligjin çka ja kemi arrit. Kushtet në ETC përputhen me ligjin”, u shpreh Selmani. /FaktePlus