Reçica prezanton projektligjin për Ndihma Sociale: Një familje do të përfitojë deri 350 euro
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka nxjerrë sot në konsultim publik koncept-dokumentin për Skemën e Ndihmës Sociale, me ç’rast është bërë e ditur se një familje mund të përfitojë deri në 350 euro në muaj.
Ministri në detyrë, Skender Reçica tha se ky projektligj ka për qëllim uljen e shkallës së varfërisë në vend dhe
“Në bazë të programit të MPMS gjithnjë bazuar në planin kombëtar sot lansojmë një nga dokumentet e Konceptet Dokumenteve dhe Asistencës Sociale. Kjo qëllim ka mbështetjen e qytetarëve që janë pranë shkallës së varfërisë. Ligji aktual ka mangësi dhe në disa raste ka diskriminuar. Të gjitha këtyre familjeve jemi mundur që t’u plotësohen kushtet ekonomike e sociale dhe jeta e tyre të largohet nga varfëria”, tha ai.
Reçica tha se ky ligj është mbështetur në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian, ndërsa synojnë që ta reduktojnë varfërinë në vend dhe nga ky koncept dokument përjashtohen kriteret diskriminuese.
“Me ligjin e ri nuk do të ketë më kriter që familjet përfituese ta kenë një fëmijë më të vogël se 5 vjet. Gjatë projektimit të ligjit duhet të merret për bazë edhe shkalla demografike e anëtarëve të familjes dhe të përfituesve. Me propozimin e projektligjit të ri ne synojmë që familjet që kenë mbi 15 anëtarë do të kenë mundësi të fitojnë deri ne 350 euro. Po ashtu ne me këtë projekt ligji, do të avancojmë për herë të parë shtesat për fëmijë , dhe në fillim mendojmë të jetë 10 euro”, tha ai.
E nga ky projektligj do të përfitojnë edhe 60 mijë familje të reja.
“E veçanta e krejt kësaj reforme është se anëtarët përfitues të cilët janë të aftë për punë, me këtë projektligj ata nuk do të përjashtohen nëse do të kyçen në marrëdhënie pune. Nuk do të përjashtohen nga Asistenca sociale për një kohë të caktuar edhe nëse janë në marrëdhënie pune. Nga 106 mijë përfitues që janë aktualisht, ky numër pritet të rritet në 167mijë”, tha Reçica.