Reali heq dorë nga Neymar
Real Madridi nuk e ka më cak transferimi futbollistin e Paris Saint-Germain, Neymar, sipas raportimeve nga AS.
Neymar –it i është thënë se mund të largohet nga kampioni francez në rast se vjen ndonjë ofertë e përshtatshme.
Sidoqoftë, raporti pohon që ndonëse presidenti i Mbretërve, Florentino Perez, kishte preferuar blerjen e brazilianit, Të Bardhët nuk janë më të interesuar në transferimin e tij, pasi që sytë i kanë kah kolegu i tij, Kylian Mbappe.