Real mbetet duarbosh, objektivi kryesor në merkato pranë rinovimit në Premier League
Christian Eriksen mund të qëndrojë te skuadra e Tottenham, duke bërë që transferimi i tij te Real Madrid të dështojë sërish. Mesfushori danez është pranë rinovimit të kontratës me ekipin londinez edhe pse prej javësh përflitet se ai është objektivi kryesor i skuadrës “merengues”.
Duket se kualifikimi i skuadrës Tottenham në gjysmëfinalet e Champions League dhe faktit se ekziston mundësia që Spurs të arrijnë diçka të madhe këtë sezon ka bindur Eriksen të qëndrojë. Klubi është gati të investojë 150 milionë stërlina në merkaton e verës së ardhshme, duke e përforcuar edhe më shumë ekipin e trajnerit Pochettino.
Me këto argumente pritet që trajneri argjentinas të bindë Eriksen të qëndrojë, duke shënjestruar Premier League sezonin tjetër. Sipas “Mirror”, palët janë pranë marrëveshjes për të rinovuar kontratën e Eriksen, e cila skadon verën e ardhshme. Danezi pritet të përfitojë një rritje rroge, duke qëndruar kështu në Premier League.