Real Madrid, revolucioni i Zidane sapo ka filluar
Edicioni i 89-të i La Liga-s starton sonte në Bilbao, me ndeshjen Athletic-Barcelona. Katalanasit shihen si favoritët kryesorë për ta mbrojtur titullin, ndërkohë që pritet me kërshëri si do të paraqitet Real Madridi, pas sezonit të shkuar pa asnjë trofe dhe shumë zhgënjyes.
Sytë janë nga Zinedine Zidane, i cili ka bërë përforcime ë shumta e mjaft cilësore në merkaton e kësaj vere, ku spikat Eden Hazard. Megjithatë, miqësoret parasezonale kanë treguar se të bardhët janë ende një mjegullnajë.
Kështu mendon edhe “Gazzetta dello Sport”, që nënvizon se “Real Madridi, me Hazard dhe Jovic, sapo e ka nisur revolucionin. Gjithçka është në duart e Zidane.
Me këtë skuadër, trajneri francez do të kërkojë të pushtojë La Liga-n dhe të sigurojë një vend në nalen e Champions-it, duke pritur edhe për ndonjë “hit” të fundit në merkato…”
Në videon më poshtë, prestigjiozja sportive italiane tregon edhe formacionin titullar, me të cilin Zidane pritet ta nisë kampionatin, vendosjen e lojtarëve në fushë, si pjesë e revolucionit te Real Madridi. /FaktePlus